PARQET KOMBËTARE PYJORE


PARQET KOMBËTARE PYJORE
✤ Zona pyjore tek të cilat për vlerat e rrrfila e të veçanta të florës e të faunës ruhet i paprekur ekosistemi natyror ekzistues duke ndaluar gjuetinë, kullotjen, shfrytëzimin industrial dhe çdo ndryshim tjetër. Me vendim të Këshillit të Ministrave (1966) janë shpallur si P. K. P.: Lura (rrethi i Dibrës), Divjaka (rrethi i Lushnjës), Llogoraja (rrethi’ i Vlorës), Bredhi i Drenovës (rrethi i Korçës), Thethi (rrethi i Shkodrës) dhe Dajti (rrethi i Tiranës). Secili park ka veçoritë tipike të zonës së vet dhe shërben për studimin dhe konservimin e florës dhe faunës si dhe për çlodhjen e kulturuar të punonjësve.

(V.Mu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Parqet Kombëtare Pyjore


[cite]