PARTHINËT


PARTHINËT
✤ Fis ilir, banorë të trevës midis Bregut të Matës dhe lumit Aps (Semanit). Në P kufizoheshin rne tokat e Dyrrahut, në L me dasaretët tek malet Polis-Kamje. Përmenden që më 229 p.e.r. në këtë trevë, duke zëvendësuar emrin e taulantëve, si një bashkësi, në kuadrin e shtetit ilir. Më 229-205 p.e.r kalojnë në varësinë e Romës, të shtetit ilir të Skerdilaid.it (shih) dhe Maqedonisë. Më 205 ngritën krye kundër sundimit maqedon dhe u rikthyen në shtetin ilir, deri më 172 p.e.r., kur i pushtoi përfundimisht Roma. Më 48 dhe 39 p.e.r ngritën krye kundër sundimit romak, por u shtypën egërsisht. Një parthin Asin Epikadi, organizoi një komplot për rrëzimin e Oktavian Augustit në Romë. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus). Qytetet më të përmendura ishin Partha e Brysaka. Ndër qendrat qytetare të parthinëve duhet të kenë qenë ato ku janë rrënojat e sotme në Zgërdhesh, Dorëz, Përsqep, Belsh, Berat e Babunjë.

(N.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Parthinët


[cite]