PASHALLËKET E MËBHA SHQIPTARE
✤ (shek. XVIII —fillimi shek. XIX). Formacione shtetërore faktikisht autonome në kuadrin e Perandorisë Osmane; u krijuan me bashkimin e disa sanxhakëve (shih) nën qeverisjen e oxhaqeve të mëdha feudale (shih). Lindën me shthurjen e regjimit feudal-ushtarak të timareve, me formimin e pronës së madhe të çifligjeve, me zhvillimin e ekonomisë së mallrave e të shkëmbimeve tregtare që çuan në formimin e tregjeve ndërkrahinore (të Shkoarës, Janinës, Beratit). Më të rëndësishmit Ishin pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinfve (shih) në të cilën u përfshinë një varg sanxhakësh të Shqipërisë V, Qendrore e L. dhe pasliallëku i Janinës nën sundimin e Alipashë Tepelenës (shih), në të cilin u përfshinë një varg sanxhakësh të Shqipërisë së J. Edhe pse në krahinat e tyre periferike kishte pakica joshqiptare, thelbi kompakt i popullsisë së tyre ishte shqiptare, ashtu siç ishte shqiptare klasa e tyre sunduese. Mbështetja në popullsinë vendase d±ie në forcat e saj ekonomike e ushtarake, si dhe situatat ndërkombëtare, lejuan sundimtarët e pashallëkeve të realizonin për aisa kohë autonominë e tyre faktike, nën sovranitetin e Portës.
Një pjesë e klasës sunduese feudale të këtyre pashallëkeve nuk e mbështeti deri në fund këtë politikë që shpinte në pavarësinë e pashallëkeve. Fuqitë e mëdha të kohës nuk i përkrahën, por i luftuan përpjekjet autonomiste të pashallëkeve. Kur mundi të lironte duart nga ndërlikimet ndërkombëtare dhe nisi politikën e saj centralizuese, Porta e Lartë në vitet 1822-1831 e shtypi më në fund me dhunë qëndresën e armatosur të pashallëkeve të Janinës e të Shkodrës. Lufta antiosmane gjatë periudhës së pashallëkeve krijoi një varg premisash për zhvillimin e lëvizjeve të mëvonshme të clirimit kombëtar.
(S.N.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pashallëket E Mëbha Shqiptare