PASHIÇ NIKOLLA


PASHIÇ NIKOLLA
✤ (1845-1926). Politikan, përfaqësues i synimeve ekspansioniste të Serbisë e Jugosllavisë në fundin e shek. XIX dhe në ahjetëvjeçarët e parë të shek. XX. Si ministër i jashtëm dhe si kryeministër për vite të tëra u dallua në mënyrë të veçantë për politikën e tij të egër serbomadhe dhe intrigat ndaj shqiptarëve, për përpjekjet për copëtimin e Shqipërisë dhe aneksimin e një pjese të madhe të saj që ai e realizoi gjatë Luftës I Ballkanike (shih) kur ushtritë serbe pushtuan Kosovën dhe Shqipërinë e sotme V dhe dolën në Adriatik. Ndaj Kosovës e krahinave të tjera shqiptare të aneksuara Serbisë e më vonë Jugosllavisë në bazë të vendimeve të fuqive imperialiste N. P. ndoqi një politikë gjenocidi, shkombëtarizuese dhe koionizuese. Ndaj Shqipërisë së pavarur zhvilloi një veprimtari minuese e komplotuese së pari nëpërmjet Esat pashë Toptanit e pastaj Riza .bej Kryeziut, Marka Gjonit, Ahmet Zogut etj. Marrëveshja e tij me Esat pashë Toptanin më 1914 në Nish, dhe marrëveshja me Ahmet Zogun në Beograd në vitin 1924 synonin kthimin e Shqipërisë së pavarur në një provincë serbo-jugosllave, (Sh.Br.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pashiç Nikolla


[cite]