PASHTRIKU


PASHTRIKU
✤ Mal në Malësinë e Hasit të rrethit të Kukësit, me lartësi 1989 m. Shtrihet në skajin më VL të kësaj malësie, midis pellgut të Krumës në VP, luginës së Drinit të Bardhë në JL dhe Hasit të Thatë në Rrafshin e Dukagjinit në VL (jashtë kufirit shtetëror). Është i ndërtuar tërësisht prej gëlqerorësh të mesozoit. Maja e tij ka formë tipike konike me lartim relativ 700-800 m mbi pllajën karstike të Hasit. Qafa e Mullarëve në VP e ndan nga Maja e Kunorës (1512 m). Gjithë shpati P, J dhe pjesa më e madhe e shpatit VP janë thuajse krejtësisht të zhveshura. Shpati V e ai L janë të veshur me bimësi (dushk e ah).

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pashtriku


[cite]