PASKALI ODHISE


PASKALI ODHISE
✤ (1903-1985). Skulptor i Popullit, anëtar 1 Akademisë së Shkencave. Lindi në Përmet më 1903. Më 1914 shkoi në Itali për të vazhauar mësimet e mesme. Pas vitit 1920 studioi për aibanologji në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë të Universitetit të Torinos, duke u marrë edhe me skulpturë. Nga veprat e para të tij ishte busti me trajtim realist «1 urituri». Mbrojti diplomën më 1927 për histori të artit. Pas kthimit në atdhe, në bashkëpunim me artistë të tjerë krijoi shoqërinë «Miqtë e Artit» dhe organizoi më 1931 të parën ekspozitë kombëtare të «Artit të thjeshtë;>.

Nga v. 1932 deri më 1937 u ngritën në disa qytete të Shqipërisë të parat monumente skulpturore, vepra të O. P: «Luftëtari Kombëtar;; (Korçë 1932), «Flamurtari» (mbi varrin e Ismail Qemalit, Vlorë 1932), «Themistokli Gërmenji;; (Korçë 1932), «Çerçiz Topulli» (Gjirokastër 1934), • etj. O. P. ngriti studion e tij në Tiranë dhe ishte pedagog në të parën shkollë të vizatimit. Gjatë viteve 30 punoi portrete realiste dhe të tipit ideal shqiptar. Busti i Skënderbeut i O. P. që u ngrit në Kukës më 1939 ishte një nga veprat më të shquara të artit shqiptar. Më 1940 realizoi disa buste të patriotëve të Rilindjes Kombëtare.

Pas Çlirimit punoi buste të Heronjve të Luftës ANÇ («Vojo Kushi», 1949), figura me hov revolucionar popullor. Ishte drejtor i Galerisë së Arteve në Tiranë. Në vitet 60 krijoi kompozime skulpturore, si monumenti i «Partizanit Çlirimtar» (Përmet 1964), kushtuar vendosjes së pushtetit popuilor, dhe «Partizani fitimtar;; (Mauthauzen, Austri 1968). Më 1966 realizoi variantin më të arrirë të bustit të sh. Enver Hoxha, pasqyrim realist e harmonik i një udhëheqësi largpamës dhe mendimtari të shquar. Më 1968 në Tiranë u përurua «Monumenti i Skënderheub; realizuar nga O. P. në bashkëpunim me A. Manën dhe J. Paçon, vepër solemne përfaqësuese. Në vitet 70 krijoi buste të heronjve të Luftës ANÇ me frymë epikoheroike, si «Dy heroinat» Bule Naipi , dhe Persefcni Kokëdhima (1974), variante të reja të busteve të rilindësve të, shquar si «J. de Rada», «Naim Frashëri* (1969), dhe në hashkëpunim me Th. Thomain hustet e bashkuara të «Vëllezërve Frashëri» mbi varret e tyre në Parkun e Madh, Tiranë 1978 etj. O.P. ka punuar gjithashtu statujat e disa figurave historike për Muzeun Historik Kombëtar (1981), ka shkruar për artin, arkitekturën, historinë e artit dhe traditat e tij. O. P. është i pari skulptor i rëndësishëm në artin shqiptar, me vepra realiste dhe monumentale. (A.Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Paskali Odhise


[cite]