PASURIA KOMBËTARE
✤ Tërësia e të mirave materiale që zotëron shoqëria në një
kohë të dhënë dhe që janë krijuar nga puna e të gjithë brezave të një vendi të caktuar. Pasuria kombëtare në socializëm përbëhet nga: fondet prodhuese të ekonomisë (fondet themelore dhe fondet xhiruese); fondet e qarkullimit; rezervat materiale dhe ato të sigurimit; fondet joprodhuese (shtëpitë e banimit, shkollat, spitalet etj.); pasuritë natyrore që shfrytëzohen në procesin e prodhimit (toka, minierat, pyjet, ujërat etj.); orenditë e pajisjet shtëpiake si dhe sende të tjera të konsumit vetjak të popullsisë. Në RPSSH shumica dërrmuese e pasurisë komhëtare është pronë socialiste (shtetërore dhe kooperativiste). Ajo përdoret për shtimin e produktit shoqëror, për ngritjen e pandërprerë të mirëqenies së popullit dhe për fuqizimin e aftësisë mbrojtëse të vendit.
(D.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pasuria Kombëtare