PASURITË UJORE


PASURITË UJORE
✤ Tërësia e ujërave të rrjetit hidrografik të një territori: përrenj, lumenj, ujëra nëntokësore, burime, . liqene, ujëmbledhës ar’tificialë, dete. Shqipëria, për kushtet e veçanta fizikogjeografike, ka pasuri të mëdha ujore e një rrjet të dendur hidrografili. Ky rrjet grumbullon ujërat e një pellgu hidrografik me sipërfaqe të përgjithshme 43 305 km2, prej të cilave 28 550 km2 përfshihen brenda territorit shtetëror të RPS të Shqipërisë. Rrjedhja mesatare vjetore ka një vëllim ujor të përgjithshëm prej 41 miliardë m3, që i përgjigjet një moduli të lartë prej 30 lit/sek për km2.

Në rrjetin hidrografik të Shqipërisë përfshihen 152 lumenj (bashkë me degët), ndër të cilët Drini, Vjosa, Semani, që për nga përmasat morfohidrografike dhe shkalla e ujësisë janë lumenitë më të mëdhenj të bregut lindor^ të detit Adriatik. Përfshihen edhe dhjetra liqene kryesore, disa prej të cilëve si Liq. i Shkodrës, i Ohrit dhe i Prespës renditen ndër më të mëdhenjtë në Gadishullin Ballkanik. Po në territorin hidrografik të Shqipërisë ka edhe mbi 200 burime të mëdha ujërash nëntokësore karstike, arteziane, freatike etj., si të freskëta ashtu dhe minerale e termominerale. Vend të rëndësishëm zënë edhe ujërat e deteve Adriatik dhe Jon, me vijë bregdetare 477 km. Në rrjetin hidrografik të Shqipërisë përfshihen gjithashtu edhe një numër i madh liqenesh, ujëmbledhësish artificialë dhe sistemi i gjerë i kanaleve kulluese e ujitëse, Në të kaluarën rrjeti hidrografik i vendit shfrytëzohej fare pak dhe Ishte i pasistemuar. Potenciali hidroenergjetik i tij pothuajse nuk ishte vëhë në shfrytëzim.

Pas Çlirimit iu kushtua kujdes i veçantë ndërtimit të veprave hidroteknike për sistemimin dhe shfrytszimin e rrjetit hidrografik. Për përmirësimin dhe përfitimin e tokave të reja bujqësore janë bonifikuar kënetat, janë ndërtuar rezervuare e kanale ujitëse, janë ngritur penda mbrojtëse përbri lumenjve për mënjanimin e përmbytjeve dhe janë marrë masa të rëndësishme për mbrojtjen e tokave nga gërryerja. Për ujitjen e tokave bujqësore është ndërtuar një rrjet i dendur ujëmbajtësish artificialë dhe kanalesh ujitëse. Për shfrytëzimin e potencialit hidroenergjetik janë ndërtuar një numër hidrocentralesh (shih). Për furnizimin me ujë të popullsisë është ndërtuar një numër i madh ujësjellësishnë qytete e fshatra. Sasi të mëdha uji të rrjetit hidrografik shfrytëzohen gjerësisht edhe për furnizimin me ujë të veprave industriale. Në ujërat e brendshme si dhe në detet Adriatik e Jon ka marrë zhvillim të gjerë peshkimi (shih), është zhvilluar lundrimi dhe është rritur mjaft transporti detar. Ujërat termominerale shfrytëzohen për qëllime kurative. Objekte të shumta ujore të rrjetit hidrografik janë kthyer në mjedise të rëndësishme turlstike për argëtimin dhe pushimin e punonjësve. (N.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pasuritë Ujore


[cite]