PATËLLXHANI


PATËLLXHANI
✤ (Solanum melongena L.). Bimë barishtore njëvjeçare e familj.es) solanore (Solanaceae me kërcell cilindrik në bazë të drunjëzuar, të lartë, 0.2-1.5 m e të degëzuar, me gjethe vezake të gjelbra ose vjollcë sipas kultivarit, me lule të purpurt deri vjollcë, dyseksore. Bën fryt rrushk, cilindrik e të zgjatur si dardhë me ngjyrë të zeshkët vjollcë, të purpur ose në të bardhë me fara të vogla ngjyrë çokollatë të hapur.

nga zona tropikale e Azisë JL. Në Shqipëri kultivohet kudo, rendimente të larta merren në zonat e ngrohta. Shumëzohet me fidanë, në fusha të hapura dhe në serra. Kultivari më i përhapur është «Zallherri». Në ekonomi të përparuara merren 250-300 kv/ha. Fryti i P. ka vlera ushqyese, është i pasur me karbohidrate, kripëra minerale, vitamina C, A dhe B etj. P. përdoret për të përgatitur gjellë të ndryshme, për turshi, reçel etj. Gjen përdorim në mjekësinë popullore.

(A.Ok.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Patëllxhani


[cite]