PATRIKANA E OHRIT


PATRIKANA E OHRIT
✤ Formë organizimi e kishës ortodokse rne një patrik në krye, e cila e kishte qendrën në Ohër. Pati nën juridiksionin e vet 6 mitropoli, midis të tjerash ato të Pelagonisë-Manastirit, . Korçë-Elbasanit, Beratit dhe Durrësit. E lidhur me popullsinë vendëse, përkrahu lëvizjen çlirimtare në ato krahina dhe ra në konflikt me Patrikanën e Stambollit, e ciia punonte për helenizimin e ortodgksëve të Gadishullit Ballkanik. Konflikti ishte shkaktuar nga kontradikta midis klerit vendës të Maqedonisë, Shqipërisë e Bullgarisë me klerin grek të Fanarit, i cili kishte fituar prej sulltanëve privilegjin për të shfrytëzuar popullsinë vendëse. Nën juridiksionin e P. së O. ishte edhe Voskopoja, madje një nga patrikët më energjikë të saj Joasafi ishte vetë voskopojar. Në kohën e P. së O.zhvilloi veprimtarinë «Akademia e Re e Voskopojës», në të cilën megjithëse gjuhë mësimore ishte greqishtja, lëvizja mendore mbeti jashtë ndikimit të Patrikanës së Stambollit dhe u zhvillua nën ndikimin e kulturës së iluminizmit evropian. Nën akuzën se kishte lidhie të fshehta me Romën dhe Austrinë, me këmbënguljen e Patrikanës së Stambollit, Porta e mbylli P. e O. me 1767.

(P.Pe.—K.X.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Patrikana E Ohrit


[cite]