PEÇI SHEFQET


PEÇI SHEFQET
✤ Atdhetar dhe luftëtar antizogist, një ndër figurat e shquara të Luftës ANÇ dhe të ndërtimit soclalist. Anëtar i KQ të PPSH (1950), kryetar i Komitetit të Veteranëve të Luftës së popullit shqiptar, Hero i Popullit.

Lindi në fshatin Picar të rrethit të Gjirokastrës më 1906. Pjesëmarrës në Luftën e Vlorës më 1920. Për veprimtari antizogiste u hoq nga ushtria e Zogut dhe u burgos. Mori pjesë në qëndresën popullore kundër agresionit fashist të 7 prillit 1939. U lidh ngushtë që në fillim me Luftën ANÇ dhe vuri të gjitha forcat për fitoren përfundimtare të saj. Anëtar i PKSH në mars të vitit 1942. Për besnikëri ndaj PKSH, për guxim e trimëri dhe aftësi të shquara politike e ushtarake gjatë Luftës ANÇ u ngarkua me funksione të rëndësishme komanduese në çeta e batalione partizane të Zonës I Operative Vlorë-Gjirokastër (1942-1943), kornandant i Br. V S. (1944) zëvendëskomandant i D I S (1944), komandant i Shtabit të forcave të UNÇSH për çlirimin e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit (1944), komandant i K III S (1944). Në Kongresin e Përmetit u zgjodh anëtar i Këshillit ANÇ. Pas Çlirimit u caktua nga Partia në funksione drejtuese me përgjegjësi në Ushtrinë Popullore dhe në organet e iarta të shtetit: komandant i D I të Ushtrisë Kombëtare, komandant i Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, ministër i Komunikacionit dhe më pas i Minierave, kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1970-1982). Ka luftuar kurdoherë me ndërgjegje të lartë dhe me besnikëri për zbatimin e vijës së PPSH dhe të mësimeve të sh. Enver Hoxha, ka dhënë ndihmesë të çmuar për forcimin e pushtetit popullor, të ekonomisë socialiste dhe të Ushtrisë Popullore. Deputet në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Peçi Shefqet


[cite]