PEDOLOGJIA


PEDOLOGJIA
✤ Shkenca që merret me studimin e përbërjes së tokave, të dukurive që ndodhin në të, të vetive e të përhapjes së tyre, si dhe me përcaktimin e masave për të rritur pjellorinë e tyre. Si shkencë P. e studion tokën si trup natyror-historik dhe si mjet i prodhimit bujqësor. Me përdorimin e drejtë të saj, ajo nuk konsumohet, por e rrit vazhdimisht pjellorinë.

Si shkencë P. në Shqipëri është zhvilluar vetëm pas Çlirimit. Me një punë të programuar shumëvjeçare është bërë studimi i gjithë tokave bujqësore (shih) të vendit dhe janë përgatitur hartat bujqësore (shih). Në mënyrë të posaçme me kërkimet në këtë fushë merret Instituti i Studimit të Tokave (shih). Ndër studiuesit e sotëm në këtë fushë mund të përmenden Petraq Filto, Dalip Zavalani, Shyqyri Spaho etj.

(R.Ga.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pedologjia


[cite]