PELAGONIA


PELAGONIA
✤ Krahinë ilire në rrjedhën e sipërme të l.Aksi (Vardari), pjesë e Lynkestidës në P të Paionisë. Përfshihej në shtetin ilir të Paionisë deri më 344 p.e.r., kur e pushtoi Filipi II, që e përdori si bazë për të sulmuar Dardaninë dhe Ilirinë. Më 200 p.e.r. në ngushticat e P. u bë lufta midis ushtrisë ilire dhe ushtrisë maqedone, në të cilën maqedonët u thyen. Pas v. 168 p.e.r. u pushtua nga Roma dhe u përfshi në provincën e Maqedonisë. Qyteti kryesor ishte Pelagonia, e quajtur më vonë Herakle Lynkestis. Përmenden edhe qytetet Azor, Pise etj.

(N.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pelagonia


[cite]