PEKMEZI
✤ Lëng veshtullor, me përmbajtje të lartë (50-75%) sheqeri, me ngjyrë të kuqe të errët, që fitohet nga zierja, avullimi dhe dendësimi i mushtit të rrushit. Përmban sheqerin, acidet e vitaminat e rrushit. Përdoret në ind. e verërave për rritjen e përmbajtjes së sheqerit në verërat e desertit, në produktet e sheqerit etj. Në të kaluarën përgatitej e kishte përdorim të gjerë në ekonomitë. familjare, sidomos për gatimin e ëmbëlsirave. P. ka veti të mira ushqyese. (M.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pekmezi


[cite]