PELLAZGJISHTJA
✤ Gjuha e pellazgëve. Gjuhë e panjohur; disa të dhëna për të nxirren në mënyrë zs tërthortë. Janë vështruar si mbeturina të P. disa fjalë të greqishtes dhe disa emra vendesh, personash e perëndish me disa prapashtesa të veçanta, që nuk kanë të njëjtat tipare fonetike që karakterizojnë greqishten. Janë bërë përpjekje për të zbuluar lidhjet e P. me gjuhë të tjera iadoevropiane dhe janë sjellë të dhëna me interes që kanë çuar përpara trajtimin e këtij problemi. E kanë afruar atë herë me ilirishten dhe nëpërmjet saj me shqipen, herë me trakishten, herë me gjuhët gjermanike dhe balto-sllave, berë me gjuhët anatolike etj. Megjithatë përkamsia etnike e pellazgëve (shih) dhe përkatësia gjuhësore e P. nuk janë zgjidhur përfundimisht.
Që në shekullin XVII, por veçanërisht me rilindësit e shek. XIX u hodh e u trajtua teza e lidhjes së pellazgëve me shqiptarët dhe të P. me shqipen, nga studiues shqiptarë e të huaj. Për të treguar lashtësinë e popullit tonë, tezën e prejardhjes pellazge të shqiptarëve e shtjehuan sidomos rilindësit (J.DeRada, P. Vasa, N. rrashëri, S.Frashëri, etj.) dhe e popullarizoi nëpër Evropë veçanërisht albanologu J. G. Hahn. Kohët e fundit këtë tezë e ka mbrojtur edhe Spiro Konda në librin: «Shqiptarët dhe problemi pellazgjik», botuar greqisht dhe shqip (1962, 1964).
(S.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pellazgjishtja
[cite]