Pena
Pena ka qenë mjet shkrimi në epokën bizantine pergamenët i shkruanin me bojë të murme, ndërsa dorëshkrimet në letër shkruheshin me bojë të zezë. Për titujt përdoreshin edhe ngjyra të tjera si jeshile, e florinjtë, e verdhë etj. Gjithashtu këto ngjyra përdoreshin edhe për zbukurimin e kodikëve. Përdorimin e bojës së kuqe e gjejmë nëpër titujt e kapitujve, ndërsa Perandorët bizantinë i shkruanin letrat e tyre zyrtare me bojë të florinjtë. Shkrimet, vinjetat dhe kaligrafitë realizoheshin me anën e penës.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]