PERËNDESHA E BUTRINTIT
✤ Kokë mermeri në një shtat gruaje 2,5 m të lartë të shek. I e.r., që u gjet gjatë gërmimeve të misionit arkeologjik italian më 1928 në Butrint. U grabit dhe u dërgua në Itali, duke u ligjëruar nga mbreti A. Zogu si dhuratë. Iu kthye vendit tonë nga qeveria italiane më 1981 dhe është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. Koka është një origjinal i gjysmës I të shek. IV p.e.r. i ripërdorur mbi një trup të punuar më vonë. Trajtimi oval i fytyrës nie tipare të idealizuara, vështrimi ëndërrues, balli i qetë dhe pamja dinjitoze dëshmojnë për paraqitjen e perëndisë së arteve, Apolonit, me krehjen tipike të’ flokëve. Për realizimin e lartë artistik është vlerësuar si një punë e shkollës praksiteliane. Është njohur dhe me emrin Dea e Butrintit. (N.C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Perëndesha E Butrintit
[cite]