PERISTERI PILO
✤ Veprimtar i shquar i Partisë dhe i shtetit, militant komunist, veteran i lëvizjes punëtore dhe komuniste shqiptare, Kryetar i Komisionit të Kontrollit e të Revizionimit të PPSH në Kongresin VIII (1981), Nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë. Lindi më 10.12.1909 në Korçë në një familje punëtorësh. Anëtar aktiv i GK të Korçës (1932), një nga themeluesit e shoqërisë «Puna» (1934, shih) dhe drejtues i saj, bashkëpunëtor i shokut Enver Hoxha në Degën e GK të Korçës në Tiranë (shih). Mori pjesë në mbledhjen e grupeve komuniste për themelimin e PKSH (1941), ku mbështeti pa lëkundje shokun Enver Hoxha. Anëtar i PKSH me themelimin e saj. Gjatë Luftës ANÇ zhvilloi aktivitet të gjerë në terren dhe në reparte partizane, komisar politik i çetës së Mokrës (1942).
Pas Çlirimit u ngarkua me detyra e funksione të rëndësishme në sektorë të ndryshërn. Anëtar i KQ të PPSH nga Kongresi I (1948), Kandidat i Byrosë Politike të KQ të PPSH (1952-1981). Ka luftuar me ndërgjegje të lartë dhe me besnikëri për zbatimin e vijës së PPSH dhe të mësimeve të sh. Enver Hoxha. Në krye të BP të Shqipërisë (1952-1958) ka dhënë ndihmesë të madhe për edukimin revolucionar të klasës punëtore dhe për mobilizimin e saj në ndërtimin socialist të vendit. Deputet në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat.
(M.I.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Peristeri Pilo
[cite]