PERKTHIMET


PERKTHIMET
✤ Përkthimet e botuara në gjuhën siqipe hasen që në shek. XVI, në disa vepra të antorëve të vjetër shqiptarë. Një pjesë e mirë e :yre ishin libra që nevojiteshin për shërbesat reiare. Të tilla qenë edhe P. e mëvonshme, ; or përkthimit të mirëfilltë ia zë shpesh vendin përshtatja, ndaj në to ka edhe përpjekje për përpunim stilistik. Në veçanti, P. e K. Krisurforidhit, që janë përgjithësisht besnike ndaj rrigjinalit, përbëjnë në të njëjtën kohë një doiament të rëndësishëm gjuhësor si për leksikun e përddrur, ashtu edhe për ndërtimin dhe përpanimin artistik të frazës.

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, sidomos me punën e N. Frashërit dhe A. Z. Çajupit iryet e vendit në P. e zënë veprat laike. I pari përshtati disa fabula të ‘La Fontenit (1880) £he përktheu në tetërrokëshin popullor .këngën e parë të «Iliadës», i dyti spikati sidomos me përkthimin e fabulave të La Fontenit (Përrallat, 1921) etj. Interesi për përkthimin nga veprat e letërsisë artistike të huaj në këtë periudhë sa v;:en e rritet. Kështu u përkthyen drama «Vilhem .eii» ,e F. Shilerit (1910), tragjedia «Sidi» e Kornejit (botuar më 1927), komedia e Goldonit ;Shërbëtori i dy zotërinjve», tragjedia e Shilerit :Cubat» dhe një varg poezish nga Gëte, Hajne, Lanau etj. Përkthyesit bënë hapa përpara që sallën ngulitjen e traditës së P., duke grumbukuar një përvojë të nevojshme për të ndërmarrë më pas përkthimin e disa veprave madhore të letërsisë botërore. Kjo u arrit me P. e F. Nolit, :e mbetet mjeshtër i përkthimit shqip sidomos me P. e tragjedive të U. Shekspirit, të rubairave ta O.Khajamit, të vëllimit I të romanit «Don Xishoti i Mançes» të M. Servantesit, të disa dramave të H. Ibsenit etj. Ndonëse në ndonjë vepër rdoqi praktikën e përshtatjes («Kasollja» e B. Ibanjezit) F. Noli, në P. e tij më të goditura, i qëndroi besnik origjinalit, duke dhënë me mjesh-.sri frymën dhe stilin e autorit. Në këtë periudhë 1912-1939) zgjerohet rrethi i përkthyesve, të cilët përkthejnë disa prej kryeveprave të letërsisë bo.ërore nga gjuhë e autorë të ndryshëm. S. Luarasi përktheu «Enok Ardenin» e Tenisonit, «Vilhelm 7elin» e F. Shilerit etj., M. S.Gurra i pari përktheu disa tregime nga letërsia ruse. Shumë vepra u përkthyen nga letërsia franceze: nga Molieri («Doktor pa dashka», «Martesa me pahir» etj.), nga Rusoi (pjesë nga «Kontrata shoqërore», «Emili»), nga Balzaku («Fajdexhiu Gobsek»), nga Hygoi, Mopasani. Volteri etj. Nga letërsia italiane u përkthye pak, sidomos poezi (Dante, Petrarka, Foskolo, Alfieri, Karduçi etj.). Nga letërsia gjermane, përveç Shilerit, u përkthye «Verteri» i Gëtes dhe poezi, sidomos nga poetët romantikë etj. ‘ Letërsia ruse u përfaqësua nga vepra të L. Tolstoit («Ana Karenina», «Haxhi Murati»), të Pushkinit, Turgenievit, Korolenkos, Gorkit etj. Pati përkthime edhe nga letërsia skandinave, polake, orientale etj.

Në këtë periudhë fillojnë të tërheqin vëmendjen e përkthyesve edhe letërsitë e popujve fqinjë të Ballkanit. Kështu u përkthyen vepra nga rumunët Eminesku, Karaxhale, Koshbuk, nga shkrimtari me origjinë shqiptare, V. Eftimiu («Akim» etj.), nga bullgarët A. Kostantinov, Elin Pelin, nga grekët Ksenopullos etj. Vendin më të gjerë në këto përkthime e zinte proza realiste, duke filluar nga Servantesi e deri te Gorki. Në vetë letërsinë shqipe të kohës veprat në prozë ishin ende të rralla dhe, nga ana tjetër, shumë probleme të mëdha shoqërore, që, rrihnin shkrimtarët realistë, ishin në rendin e ditës për Shqipërinë gjysmëfeudale. Për këtë arsye mjaft përkthyes zgjodhën vepra të atilla që në Shqipëri të kishin tingëllim sa më aktual. Këto vepra luajtën rol për përhapjen në masat të ideve j-evolucionare. Megjithatë në vitet 30 mbisundojnë P. e një letërsie pa asnjë vlerë (romane të verdha, libra aventurash, libra erotikë etj.) që bëheshin për interesa tregtare.

Kushtet për një lulëzim të vërtetë të P. u krijuan pas Çlirimit. Nëpërmjet P. përherë e më të goditura lexuesit njihen me një mori veprash e autorësh të shquar nga tërë letërsia përparimtare botërore, si klasike edhe bashkëkohore. Kështu janë përkthyer vepra të klasikëve grekë e latinë (Homeri, Eskili, Sofokliu, Euripidi, Aristofani, Virgjili, Plauti, Horaci, Lukreci etj. nga S.Papakristo etj.), u përkthyen veprat kryesore nga klasikët botërorë si «Fausti» i Gëtes, tragjedi të tjera nga Shekspiri prej S. Luarasit, V. Kokonës, A. Kristos etj., «Komedia Hyjnorex e D. Aligerit, «Don Kishoti® (vëllimi 2) i Servantesit nga P. Zheji, komeditë e Molierit, të Goldonit etj. U përkthyen vepra të shumta nga romantikët dhe realistët botërorë (Bajron, Dikens, Berns, Balzak, Hygo, Frans, Dyma, Mopasan, Zola, Stendal, Shiler, Hajne, T. Man, Ibsen, Tolstoi, Pushkin, Turgeniev, Çehov, Gogol, Tuen, London, Uitman, Heminguej, Asturias etj.). Nga letërsia bashkëkohore vendin kryesor e zënë veprat e M. Gorkit, V. Majakovskit, A. Barbysit, B. Brehtit, P. Nerudas, N. Hiqmetit, A. Nesinit, Jashar Qemalit, F. Lorkas, I. Volkerit, Noimanit, J. Fuçikut etj. Një hap i ri është botimi i veprave të plota të Shekspirit (në pesë vëllime, 1983), të Molierit etj. Në këtë fushë kanë dhënë ndihmesë edhe L. Poradeci, S. Caci, M. Kuteli etj., njëkohësisht është formuar edhe një brez i ri përkthyesish. Puna e përkthyesve, që ka një traditë të mirë ka ardhur përherë duke u bërë më e përsosur, në mënyrë të veçantë pas Çlirimit, kur përkthyesve iu desh të përkthejnë vepra madhore, të ndeshen me stile të ndryshme, me gjuhën e formuar të veprave të autorëve të mëdhenj. Vend të veçantë kanë zënë edhe përkthimet e veprave të klasikëve të marksizëm-leninizmit. Me punën e kryer në këtë lëmë, ata kanë dhënë ndihmesë të ndjeshme e të gjithanshme edhe për pasurimin e gjuhës letrare.

(Gj .Zh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Perkthimet


[cite]