PESHËNGRITJA


PESHËNGRITJA
✤ Lloj sporti për ngritjen e peshave sipas rregullave të caktuara. Përdoret një shufër hekuri 220 cm e gjatë me diametër 2,8 cm në të cilën vendosen disqe 0,4-50 kg. Para Çlirimit nuk ushtrohej në Shqipëri. Pas Çlirimit u ngritën ekipe pranë klubeve sportive. Kampionati i parë kombëtar u zhvillua më 1949 në Tiranë. Sot zhvillohet edhe Kupa e Republikës e kampionati vetjak për të rritur. Veprimtaritë drejtohen nga Federata për sportet e rënda. Sportistët shqiptarë marrin pjesë në kampionatet ballkanike dhe evropiane, dhe janëradhitur ndër 10 më të mirët e Evropës. Më 1972 në Olimpiadën e Mynihut snjeshtri i merituar i sportit Ymer Pampuri vendosi rekord olimpik në stilin e forcës me 127,5 kg për peshën deri 60 kg.

(M.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Peshëngritja


[cite]