PESHKU
✤ Fshat në rrethin e Matit (JP); në rrjedhjen e sipërme të 1. Mat. Qendër e fshatit të bashkuar Martanesh që përfshin edhe fshatrat: Gjon, Val, Lenë dhe Staveç, popullsia gjithsej 5000 banorë. P. është banuar që në lashtësi. Janë zbuluar objekte arkeologjike, si çekiçë prej guri të brimuar. Si emër P. përmendet më 1467 nga një defter ku janë regjistruar emra të kryefamiljarëve. Martaneshi është fshat me tradita luftarake kundër pushtuesve dhe shfrytëzimit. Gjatë Luftës ANÇ ka qenë bazë e saj. Më 27.9.1942 u formua çeta partizane e Martaneshit. Këshilli NÇ u formua në dhjetor 1942. Këtu ka zhvilluar veprimtari revolucionare Heroi i Popullit Mustafa Xhani (shih). U çlirua më 16.12.1942. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në nëntor 1966. Më 1971 u përfshi në koop. e bashkuar të Martaneshit. Sot është koop. blegtorale me drejtim kryesor rritjen e të imëtave. P. ka shkollë 8-vjeçare, spital, muze, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Peshku
[cite]