PESHQIT
Peshqit janë kafshë kërbishtore që i janë përshtatur jetesës në ujë. Pjesa më e madhe e peshqve e ka trupin të mbuluar me luspa. Shumica e peshqve janë të pajisur me atë që quhet “fshikëza e notimit”, e cila në shumicën e rasteve, vepron si një organ hidrostatik, që e ndihmon peshkun të rregullojë lëvizjet e tij në thellësi të ndryshme. Për disa lloje peshqish, fshikëza e notimit kryen edhe funksionin e frymëmarrjes. Peshqit lëvizin duke tkurrur muskulaturën e trungut dhe të bishtit. Në të vërtetë, pendët iu shërbejnë peshqve për të mbajtur baraspeshimin edhe për të përcaktuar drejtimin e lëvizjes. Me ndonjë përjashtim të rrallë peshqit janë kafshë me sekse të ndara dhe që riprodhohen me atë të vezëve. (por ka dhe ndonjë peshk që pjell edhe të vegjël të gjallë) Edhe më rrallë vihet re që ndonjë lloj peshku të kujdeset për të vegjlit e tij. Ka peshq që ndërtojnë edhe fole, ka raste kur mashkulli i ruan vezët duke i mbajtur ato në gojë apo në zgavrën e bronkiteve, ose në një trastë të posaçme derisa të çelin.
Disa peshq, qe jetojnë në thellësi të deteve, janë të pajisur me disa organe që prodhojnë dritë por ka nga ata që prodhojnë akoma dhe rrymë elektrike.