PETRANI
✤ Fshat në rrethin e Përmetit (JP), në bregun e djathtë të luginës së Vjosës. Qendër 9 fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Badëlonjë, Bënjë-Novoselë, Delvinë, Lupckë, Kaludhi, Petran-Gjinkari, Ogdunani, Tremishti, Tre* bozisht-Lipivani, popullsia gjithsej 1784 banorë. P është vendbanim i vjetër, ruhen ende gjurmët e ndërtimeve të dikurshme. Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XI e më vonë në shek. XV. Këshilli NÇ u ngrit më 1943, po në këtë vit u çlirua. Koop. bujqësore u formua më 1952. P. është qendër e koop. së bashkuar «Vjosa». Ka drejtim kryesor prodhimin e misrit, të grurit dhe frutikulturën. P. ka shkolië 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Petrani
[cite]