Petro Ketri

shqiptar ortodoks Petro Ketri (+2002) nga Sinica e Korçës ka qenë ndër të parët që ka psalur në Kishën katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë pas rihapjes së kishës. Ndonëse në moshë të shkuar Xha Petro vinte rregullisht në kishë gjatë të kremteve, zinte vendin në psaltir dhe i psalte Perëndisë. Këtë punë e bënte falas pa shpërblim nga kisha. Vitet e fundit ka qenë psalt tek kisha e Shën Prokopit në Tiranë. Një të dielë marsi të vitit 2002 Petro Ketri erdhi si gjithnjë për të psalur në kishë, lëçiti Apostullin me zërin e tij melodioz, u kungua me trupin dhe gjakun e Krishtit dhe porsa mbërriti në shtëpi, dorëzoi shpirtin tek Perëndia.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Nasi Hobdari, Nderim për psaltin Petro Ketri, Ngjallja, prill 2002, faqe 2.
2-Andrea Llukani, Rëfimet e Teologut, Tiranë 2005, faqe 79.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]