Pimantika

(greqisht: ποιμαντική) Pimantika rrjedh nga folja e greqishtes së vjetër pimeno (ποιμαίνω) që do të thotë baritoj. Ky baritim, ka në qendër të tij grigjën e Perëndisë dhe përkujdesjen e Bariut. Pimantika, është një lëndë e veçantë e degës praktike të Teologjisë, e cila studion parimet dhe metodat të cilat do të zhvillohen në veprën shpëtimtare të Kishës. Zoti ynë Jisu Krisht në Dhjatën e Re, e shfaq veten e Tij si një Bari i mirë. Krisht është Kryebariu, Biri i Perëndisë, i Dërguari i Perëndisë në tokë i cili kujdeset për njerëzit e Tij dhe i drejton ata në grigjën e vërtetë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Maksim Çuko, Përmes shkrimeve, Tekno Paper, Tiranë 2005, faqe 7.

Besimi — Ortodoks

[cite]