PIONIERI


PIONIERI
✤ (1945). Revistë e përmuajshme politiko-shoqërore e letraro-artistike për pionierët, organ i KQ të BRPSH. Numri i parë doli më 25.1.1945 në formë gazete, duke vazhduar traditat luftarake të revistës «Pionieri» të debatikasve të Tiranës dhe të organeve të tjera të fëmijëve që dolën gjatë Luftës ANÇ nën udhëheqjen e PKSH. Që nga janari 1971 nisi botimi si revistë e ilustruar me ngjyra dhe deri në dhjetor 1979 kishte edhe rubrika tekniko-shkencore. Në përputhje me moshën trajton tema të edukimit

ideopolitik, estetik, moral, fizik e ushtarak, të edukatës së punës etj. Pasqyron veprimtarinë e organizatës së pionierit. Ka edhe rubrika me lodra, humor, pyetje-përgjigie, krijimtari të vetë pionierëve etj.

(S. Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pionieri


[cite]