PIRITI
✤ (FeS2). Minerali sulfur i hekurit, më i përhapuri në natyrë, me ngjyrë të vercihë kashte e shkëlqim metalik dhe që lëshon shkëndija kur goditet me çekiç. Përmban edhe sasi të vogla bakri, ari, kobalti etj., dendësia 4.9-5.2; fortësia 6-6.2. Kristalet e tij kanë kryesisht trajta kubike me faqe të vijëzuara. Gjendet edhe në agregate kokrrizore, në trajtë të masave të ngjeshura, druzesh, pikëzimesh etj.

Në Shqipëri është mineral shumë i përhapur si përbërës i xeherorëve të bakrit, atyre polimetalorë etj., ndërsa pikëzime të tij përmbahen në boksit, në qymyr, në shkëmbinj të ndryshëm magmatikë dhe sedimentarë. Është formuar nga procese hidrotermale dhe vullkanogjeno-sedimentare, duke u shoqërhar në disa raste me pirotinën, kalkopiritin, kuarcin, kalcitin, kloritet etj. (Kurbnesh, Has, Thirrë etj.) e në raste të tjera me kalkopiritin, herë-herë me magnetitin, hematitin, sfaleritin, galenitin etj. (Gjegjan, Poravë, Palaj, Rubik, Spaç, Tuç, Qafë Bari, Rehovë etj). Në kushte sipërfaqësore shndërrohet në hidrokside të hekurit, duke formuar të ashtuquajturat kapele hekuri mbi trupat xeherorë sulfurë. Është lënda e parë kryesore për prodhimin e acidit sulfurik.

(A.Çi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Piriti


[cite]