PLENUMI VIII I KQ TË PPSH


PLENUMI VIII I KQ TË PPSH
✤ qershor 1969. U mbajt nga 26-28 qershor 1969. Shqyrtoi raportin e Byrosë Politike të KQ të PPSH «Mbi konkluzionet e diskutimit popullor për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë». Në P. mbajti një fjalim të rëndësishëm sh. Enver Hoxha. P. analizoi rrugën e zhvillimit të arsimit dhe të shkollës sonë të re, vuri në dukje rolin e tyre në edukimin komunist të brezit të ri, zbuloi të metat, kufizimet dhe zbrazëtitë e sistemit arsimor, të përmbajtjes dhe të metodës së punës së shkollës, të cilat nuk ishin çliruar plotësisht nga ndikimet e shkollës së vjetër. Plenumi bëri sintezën e diskutimit të madh popullor për problemet e arsimit dhe mori vendimin për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës, për krijimin e një shkolle me fizionomi të plotë socialiste që t’u përgjigjej detyrave të ndërtimit të plotë të socializmit. Idetë e fjalës historike të mbajtur nga shoku Enver Hoxha më 7 mars 1968 në Byronë Politike të KQ të PPSH u vunë në themel të vendimeve të Plenurnit, ato do të përbënin platformën teorike, ideologjike, pedagogjike dhe organizative të shkollës së re të riorganizuar. Forcimi i boshtit ideologjik marksist-leninist do të përbënte detyrën kryesore të shkollës sonë. Shkolla do të ndërtohej mbi bazën e tre komponenteve: mësim-punë prodhuese-edukim fizik e ushtarak, ajo do ta pajiste brezin e ri me njohuri të thella ideologjike; e shkencore për të kryer detyrat e ndërtimit të socializmit e të mbrojtjes së atdheut. Sistemi i ri arsimor do të siguronte pjesëmarrjen e masave të rinisë punëtore e fshatare në shkollat e ndryshme të një tipi të ri që do të shkriheshin në një rrjet të gjerë në gjithë vendin. Nxënësit e studentët do të merrnin pjesë aktive në organizimin e drejtimin e jetës në shkollë dhe në veprimtarinë prodhuese dhe politiko-shoqërore e kulturore jashtëshkollore. Do të revolucionarizoheshin marrëdhëniet mësues-nxënës, pedagogë-studentë, si dhe do të përsoseshin metodat e mësimit dhe të edukimit. Do të përsosej më tej sistqmi arsimor dhe do të masivizohej shkolla e re. U vu mbi baza më të shëndosha kualifikimi i kuadrove.

(Ag. Mu.—Xh. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumi Viii I Kq Të Ppsh


[cite]