PLENUMI XI KQ TË PPSH


PLENUMI XI KQ TË PPSH
✤ qershor 1983. U mbajt nga 6-8 qershor 1963. Shayrtoi raportin e Eyrosë Politike të KQ të PPSH «Mbi gjendjen ekonomike, soeiale e kulturore të fshatit dhe masat për ngritjen e mëtejshme të saj», mbajtur nga Sekretari i Parë i KQ fë Partisë shoku Enver Hoxha. Në P. u theksua se si rezultat i përfundimit në vijë të përgjithshme të kolektivizimit, në fshat ishin realizuar shndërrime rrënjësore ekonomike dhe shoqërore. Por me gjithë këto arritje, midis fshatit dhe qytetit ekzistonin ende dallime thelbësore, të cilat shfaqeshin në nivelin e zhvillimit të forcave prodhuese, në shkallën e shoqërizimit të mjeteve të punës dhe të vetë punës, në mënyrën e jetesës, në zhvillimin e kulturës, arsimit etj. P. theksoi se rruga kryesore për të ngushtuar këto dallime ishte zhvillimi i forcave prodhuese, shtimi i prodhimit bujqësor e ‘blegtoral dhe krahas kësaj përsosja e vazhdueshme e marrëdhënieve socialiste në prodhim. Për rritjen e të ardhurave të fshatarësisë u shtrua detyra që të luftohej për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë të kooperativistëve në punë dhe të kufizohej numri i ditëve të punës në sferën joprodhuese. P. vuri në dukje se mënyra e jetesës në fshat kishte mbetur prapa në krahasim me marrëdhëniet socialiste në prodhim. Për ta zhdukur këtë kontradiktë u vu detyrë që të ndryshonte rrënjësisht struktura e produkteve ushqimore, mënyra e veshmbathjes, të shtohej përdorimi i orendive shtëpiake për ta bërë jetën sa xnë higjienike dhe të kulturuar, të zgjeroheshin shërbimet komunale, rrjeti i komunikacionit dhe institucionet shëndetësore. P. u ndal edhe në problemin e elektrifikimit të fshatit, të lidhjes së fshatit me rrugë automobilistike, të organizimit në fshat të shërbimeve të ndryshme të artizanatit etj. P. theksoi rëndësinë e forcimit të luftës kundër mbeturinave të ideologjisë së klasave shfrytëzuese, për edukimin e kooperativistëve me ideologjinë marksiste-leniniste. Për këtë qëllim duhej të zhvillohej Iufta kundër paragjykimeve fetare,

koncepteve dhe zakoneve prapanike. P. hapi perspektiva të reja për zhvillimin e mëtejshëm të fshatit tonë në rrugën e socializmit. (Ag. Mu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumi Xi Kq Të Ppsh


[cite]