PLEPI
✤ (Populus L.). Dru i familjes së shelgjeve (Salicaceae). Në Shqipëri janë të përhapur tre lloje: P. i zi (P. nigra ), P. i bardhë (P. alba L.), P. i egër (P. tremula L.) dhe një varietet i P. të zi (var. pubeseens Parl.). Të kultivuar gjenden llojet: P. i butë (P. nigra L., var. pyramidialis Spach) dhe P. kanadez (P. deltoides Marsh), si edhe 5 hibride, të afërt me P. e zi.

P. i zi rritet i lartë deri në 30 m me diametër 2 m, me kurorë të gjerë të rrumbullakët, me lëvore që tek drurët e rritur është e murrme dhe e çarë, xne syttte ië pajisura me mëlluga ngjitëse me erë të këndshme, me gjethe trekëndëshe ose vezake 5-7 cm zë gjata e 2.5-6 cm të gjera të dhëmbëzuara anash s me bisht, me lulet mashkullore me antena të snqe në të purpurt të rreshtuara me gathë cilinirikë 4-9 cm të gjatë e ato femërore me 2 shgma të verdha të grumbulluara në gathë deri 1-3 cm të gjatë. Bën fryte të rrumbullakta të gjelbra. Rritet me shumicë buzë lumenjve e vandeve me ujëra si në Grykën e Bunës, Bregun e Matës, nëpër Myzeqe, në grykën e Vjosës, në fushën e Dukatit etj. Gjendet edhe në male deri në 1200 m. P. kërkon klimë të butë dhe toka të shkrifta e me lagështi, por më tepër i pëlqejnë rokat lymore, ku formon pyje të vegjël të thjeshtë. Druja e P. me ngjyrë të bardhë e damarë të errët, e butë, poroze dhe e lehtë përdoret për fabrikimin e letrës, shkrepseve, kompensatave etj. Prej sytheve nxirret një rrëshirë aromatike që përdoret në ind. farmaceutike. Lëvorja e tij përmban rreth 3% tanin. P. i zi e sidomos P. i Kanadasë dhe P. e tjerë hibridë janë mbjellë gjerësisht kudo për pyllëzimin e zallishteve të lumenjve e ranishteve bregdetare, buzë rrugëve e kanaleve etj. Për rritjen e tyre të shpejtë dhe eilësinë e drurit që japin P. do të përhapen më :ej në të ardhmen.

(A.Pos.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plepi


[cite]