PLEZHA TOMË


PLEZHA TOMË
✤ (shek. XVI). Figurë e dalluar e kuvendeve shqiptare në fund të shek. XVI, kalorës shqiptar e kapedan në repartet ushtarake venedikase. Gjatë luftës së Lepantit (1571) ra rob te osmanët deri më 1595. U lirua, i hraktisi repariet venedikase nië pas dhe përfaqësoi Kuvendet shqiptare të shek. XVI-XVII (shih) pranë koalicionit të shteteve evropiane. Së bashku me Mark Gjinin (shih), T. P. përgatiti në Romë vulën për aktet e kuvendeve. Më 1595 i dërgoi papës një përkujtesë, të dalë nga Kuvendi i Shën Mërisë së Matit (7.11.1594), e cila përmban një projekt të shkoqitur për luftën çlirimtare në Shqipëri. Iu drejtua edhe mbretit të Spanjës me një përkujtesë të tillë. Për këto veprimtari venedikasit e ndoqën dhe e hurgosën më 1596. Emri i tij nuk u dëgjua më nga fundi i shekullit.

(I. Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plezha Tomë


[cite]