POLENA
✤ Fshat në rrethin e Korçës (JP). Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat Voskop, Lavdari i Korçës e Dërsnik, popullsia gjithsej 4970 banorë. Është vendbanim i fiseve ilire që në shekujt VIII-VII p.e.r. dhe më vonë në shekujt IV-VI e.r., siç dëshmohet nga gjetjet arkeologjike (enë balte të pikturuara, stoli bronzi, mozaikë). Gjatë sundimit osman P. u zhvendos dy herë më në P. Gjatë Luftës ANÇ u dogj nga pushtuesit e tradhtarët e vendit dhe përsëri u rindërtua në truallin e mëparshëm. Këshilli NÇ u ngrit në tetor 1942. Celula e Partisë u formua më 30.6.1942. Më 1-3 mars 1943 u mbajt Konferenca e qarkut të PKSH për Korçën. Këtu punoi teknika e shtypit të Partisë për qarkun më 1942-1943. Rreth P. janë bërë mjaft përpjekje midis forcave partizane dhe pushtuesve. P. është qendër e koop. së bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit dhe rritja e gjedhit dhe e dhenve. Banorët e P. janë dalluar për gdhendjen e gurit. P. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Në afërsi të fshatit është hapur gurorja e mermerit të kuq.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Polena


[cite]