POJANI
✤ Fshat në rrethin e Fierit (P), 7 km në P të qytetit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Dermenas (shih). Është ngritur pranë qytetit antik të Apolonisë (shih) pas rënies së tij dhe emri i tij është një shndërrim gjuhësor i «Apolonisë». Rreth v. 1250 në kodrën mbi fshat është ndërtuar Manastiri i Shën Mërisë, monument i rëndësishëm i arkitekturës mesjetare të Shqipërisë, që përmban edhe skulptura me motive nga bota shtazore dhe afreske. Është kishë e tipit kryq i brendashkruar me kupolë, e variantit konstandinopolitan, e vetmja në vendin tonë. Pjesa e poshtme është ndërtuar me gurët e rrënojave të teatrit antik. Në fimd të shek. XIV iu shtua një portik i hapur, me skulptura romanikogotike, punë të ardhura nga Durrësi ose nga një shkollë shqiptare e bregdetit dalmatin. Konakët janë rindërtuar në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe sot shërbejnë si Muzeu arkeologjik i Apolonisë. Që më 1925 në P. u vendosën shumë familje kosovare, të shpërngulura për shkak të përndjekjeve. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Sot bën pjesë në koop. e bashkuar «Bajram Curri». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës e të bimëve industriale. Është e zhvilluar blegtoria dhe merren rendimente të larta në qumësht. P. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Përmes fshatit kalon kanali Vjosë-Levan-Fier.

✤ Fshat në rrethin e Korçës (VL), në anën e djathtë të 1. Devoll. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Podgorie (shih), Zvezdë, Gurbardhë (Shëngjergj) e Kreshpanj; popullsia gjithsej 10 300 banorë. Nga gërmimet arkeologjike dëshmohet si vendbanim i njohur që nga neoliti. Këshilli NÇ u ngrit në 20.11.1942. Në shkurt 1943 u likuidua pushteti fashist në Pojan. Në Luftën ANÇ morën pjesë gjërësisht banorët e këtij fshati. Mjaft prej tyre ranë në fushën e betejës. Çelja e kanalittëDevollit dhe sistemimet e bëra pas Çlirimit shpëtuan tokat e P. nga përmbytjet. Është qendër e koop. së bashkuar «Çlirimi». Sh. Enver Hoxha e ka vizituar dy herë P. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxharsheqerit dhe rritja e lopëve. P. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, shtëpi-muze, pallat kulture, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, klinikë stomatologjike, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pojani


[cite]