POLIOMIELITI
✤ (Poliomyelitis). Sëmundje ngjitëse e virusale e trurit dhe e palcës kurrizore kryesisht te fëmijët, e cila shoqërohet me paraliza të grup muskujve përkatës, shpesh të gjymtyrëve. P. njihet me emrin «Paraliza fëminore epidemike e mprehtë» ose sëmundja e Hajne-Medinit (Heine-Medin). Në Shqipëri P. ka pasur ngritje sporadike deri më 1957. Që nga kjo kohë Shqipëria është ndër të parat vende që ka bërë vaksinimin e plotë, të rregullt dhe të detyrueshëm të fëmijëve. Që prej vitit 1970 sëmundja praktikisht mund të quhet e likuiduar.
(Af.Gu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Poliomieliti
[cite]