POPOVIÇI MILADIN
✤ (1910-1945). Komunist internacionalist me kombësi malazeze. Zhvilloi në fillim veprimtari revolucionare e antifashiste në Kosovë. Fitoi dashuri dhe admirim për shqiptarët, duke jetuar e punuar bashkë me ta dhe duke i gjykuar e vlerësuar si komunist virtytet e tyre. U arrestua nga pushtuesit italianë pas një aksioni • në Mitrovicë dhe u dërgua në kampin e internimit fashist në Peqin (1941), prej nga e liruan komunistët shqiptarë në vjeshtë të atij viti. Qëndroi në Shqipëri me kërkesën e komunistëve shqiptarë për të mbajtur lidhje në mes të PKSH dhe të PKJ gjatë viteve të Luftës ANÇ (1941-1944). M. P. kaloi në Shqipëri vitet më të rëndësishme të jetës së tij revolucionare, u rrit e u kalit bashkë me komunistët shqiptarë. Në marrëdhëniet ndërmjet PKSH dhe PKJ, me qëndrime parimore, me devotshmëri dhe me pjekuri marksiste-lçniniste, ai ka mbështetur në çdo rast qëndrimet e drejta të KQ të PKSH dhe të shokut Enver Hoxha, punoi me të gjitha forcat që vija revolueionare e internacionaliste e PKSH të mbrohej e të zbatohej. Si komunist i brumosur dhe me shpirt të gjallë e luftarak, M. P. ishte mik i vërtetë i Partisë e i popullit shqiptar, i gatshëm të jepte edhe jetën për çështjen e çlirimit të tij. Qëndrimet dhe ndihma e çiltër e M. P. binin në kundërshtim me planet e udhëheqjes revizioniste të PKJ me Titon në krye, dhe me veprimtarinë e agjentëve të saj, që ajo dërgoi në Shqipëri gjatë Luftës ANÇ, veprimtari së cilës
M. P. iu kundërvu-me vendosmëri. Për këtë arsye u largua nga Shqipëria në shtator 1944, me urdhër të udhëheqjes së PKJ. U vra në Prishtinë më 13.3.1945, në një atentat të organizuar nga shërbimi i fshehtë jugosllav, sepse ishte shnrehur për të drejtat e popullit të Kosovës për vetëvendosje.
(M.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Popoviçi Miladin
[cite]