POPUILI
✤ («Le peuple», 1936). Organ i përmuajshëni politik i grupit komunist shqiptar të Lionit. Numri i parë doli në shtator 1936 dhe vazhdoi deri më 1937 (gjithsej dolën 6 numra). Në shkrimet e saj P. dënoi regjimin e A. Zogut, politikën agresive të shteteve fashiste, paralajmëroi për rrezikun e fashizmit për Shqipërinë, përkrahu Republikën spanjolle dhe luftën antifashiste të popullit spanjoll etj. Mbahej me • ndihmën dhe bashkëpunimin e emigrantëve politikë dhe ekonomikë shqiptarë, si dhe të studentëve antifashistë shqiptarë në Francë. Hynte ilegalisht në Shqipëri. Ndihmesë të veçantë për botimin e saj dhanë vëllezërit Kozma e Gogo Nushi.
(Ll.N.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Popuili
[cite]