PORCELANI


PORCELANI
✤ Produkt qeramik i pjekur deri në qalqëzim, i bardhë e tingëllues, i papërshkueshëm zga lëngjet e gazet dhe me cifël të tejdukshme. 3endet prej P. vlerësohen për qëndrueshmërinë e lartë mekanike, termike, dielektrike, kimike e për vetitë termoizoluese. Për prodhimin e P. përdoren lëndë të para me përmbajtje të vogël të përbërjeve të hekurit si: deltinë, kaolinë, feldspat e kuarc. Artikujt e P. përgatiten me brumë plastik, me derdhje të pezullisë deltinore dhe me presim gjysmë të thatë. P. piqet në 1180-1400°C: Ind. e qeramikës (shih) prodhon enë për përdorim shtëpiak, artikuj artistikë, elektroteknikë, për ind. kimike e teknikën laboratorike etj. Artikujt e P. të përdorimit shtëpiak e artistik, zakonisht piqen në fillim si biskotë (me porozitet) dhe mandej zbukurohen me ngjyrues qeramikë që vendosen nën ose mbi glazurë, me lustra, glazura kristalizuese me ngjyra, dekalke etj. Prodhimet e P. për qëllime teknike piqen bashkë me glazurën.

(Dh.Bezh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Porcelani


[cite]