POSTËTELEKOMUNIKACIONET


POSTËTELEKOMUNIKACIONET
✤ Institucione shërbimi që u japin mundësi popullatës, organeve shtetërore e shoqërore të këmbejnë sende e informacione në largësi të ndryshme, pa pasur kontakt të drejtpërdrejtë. Ndahen në shërbime postare dhe në shërbime telegrafie, telefonie ose shërbime të telekomunikaeionit. Shërbimet postare (shih:

Postat) përfshijnë pranimin, transportimin dhe dorëzimin e letrave të ndryshme, kartolinave, urdhërpagesave, të kolipostave (pakove) dhe të shtypit. Shërbimet e telekomunikacionit përfshijnë çfarëdo transmetim, dhënie e marrje sinjali, figure, teksti e teleteksti të shkruar, bisedime, transmetim të të dhënave të ndryshme e shërbime të tjera speciale, që realizohen me anën e fillit, valëve elektromagnetike, sistemeve optike, në trajtë figure e zëri (videofon), me shkronja ose shifra (teleks), në formën e fotografisë (telefoto), duke paraqitur figurën e tekstin njëherësh në ekran etj.

Shërbimet postare dhe të telekomunikacionit në RPSSH kryhen nga zyrat e P. Një pjesë e këtyre shërbimeve vihet në përdorim nga vetë përdoruesit (pajtimtari ose popull), siç janë shërbimet telefonike automatike, shërbimet teleks, slefoto, ‘videoteks, informatikë, etj.

Zyrat e P. shqiptare u organizuan me shpalljen e Pavarësisë (1912) me emrin «Zyra Postë-Telegraf-Telefon». Më 1922 Shqipëria u bë anëtare e «Bashkimit Postar Ndërkombëtar;> (UPU) dhe më vonë e «Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionits (UIT). Pas Çlirimit filloi rindërtimi i mjeteve dhe i ryrave të shkatërruara nga lufta, u rivendos shërbimi telegrafik, u ndërtua rrjeti i shërbimit relefonik, u zgjeruan shërbimet postare. Më 1982 kundrejt v. 1938 numri i zyrave të P. u rrit 9 herë, shërbimi telegrafik u rrit 10 herë, ai telefonik 124 herë dhe më 1973 përfundoi lidhja e plotë relefonike e të gjithë fshatrave të vendit. Centrali relefonik automatik i parë u vendos në Tiranë më 1947. Shërbimi telegrafik është fuqizuar dhe nodernizuar, u vu në funksionim centrali automatik telegrafik, shërbimi teleks po zgjerohet nga viti në vit. Shërbimi telefonik e telegrafik sot kryhet edhe me të gjitha anijet në lundrim të flotës sonë tregtare dhe të peshkimit. Shërbimi postar është zgjeruar, është rritur emërtesa e pranimeve dhe cilësia e shërbimeve. Është ngritur edhe Uzina e P. e specializuar për prodhimin e aparaturave e pajisjeve të telekomunikacionit. Parashikohet zhvillimi i mëtejshëm i P., ndëriidhja me kabllo dhe me radio-rele. Shkallë-shkallë do të kalohet në ndërlidhjen automatike ndërmjet qendrave të rretheve. Shërbimet e Postave dhe Telekomunikacioneve drejtohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Postave dne Telekomunikacioneve.

(S.Ça.—Mi.K.—I.Gi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Postëtelekomunikacionet


[cite]