POSHNJA
✤ Fshat në rrethin e Beratit (VP), në kryqëzimin e rrugëve Berat-Lushnjë dhe Berat-Fier. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat:

Skrevan, Vokopolë, Konizbaltë, Pashalli, Çiflig, Guri i Bardhë, Arrëz, Syzes, Banaj, Gajdë, Sheq-Gajdë, Malas Gropë, popullsia gjithsej 2500. Fshati i vjetër quhej Poshe. Pranë P. është një urë e vjetër, monument kulture, e periudhës antike të vonë. Më 23.7.1943 në P. u formua batalioni i «Mesit të Urave». Fshati u çlirua më 13.9.1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1953. Koop. e bashkuar «J. V. Stalin* u kthye ndër të parat më 1971 në KTL. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e pambukut, rriten edhe fiqtë, rrushi e ulliri. P. ka shkollë të mesme bujqësore pa shkëputje nga puna, muzeun, shtëpinë e kulturës, shtëpinë e lindjes, qendrën shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Poshnja


[cite]