PRALLI
✤ (Quercus coccifera L). Shkurre ose drui familjes ahore (Fagacëae), një lloj dushku. Ka trung të lartë deri 4-5 mme lëvore ngjyrëhiri gjethet të vogla, mellapë, 2,5-5 cm të gjata, me dhëmhë, lulet që çelin në prill-maj. Frytet, lënde me zhguall gati pa bisht, piqen në vjeshtën e vitit të dytë. P. ndeshet kudo në Mesdhe, në Shqipëri rritet gjatë bregdetit e sidomos në J si në Konispol, Delvinë, Sarandë, Himarë etj. Pëlqen klimë të ngrohtë dhe toka të thata gëlqerore, gurishtore të zonës së dafinës. Druja është me peshë specifike të madhe, me fibra të çrregullta, e qëndrueshme dhe e fortë, shumë e mirë për djegie. Nuk është e përshtatshme për mobilje, përdoret për vegla bujqësore etj. Lëvorja që përmban 14-17% tanin përdoret për të regjur lëkurët. P. vlen për të veshur sipërfaqe shkëmbore ku llojet e tjera të dushqeve nuk shkojnë.

(Ll.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pralli


[cite]