PRASAIBËT


PRASAIBËT
✤ Fis i Kaonisë në Epir. Në burimet e shkruara përmenden nga Stefan Bizantini që i quan gabimisht fis tesprot. Një numër i madhmbishkrimesh, kryesisht akte lirimi skllevërish, të zbuluara në Butrint dëshmojnë se P. banonin në viset përreth Butrintit, fare pranë kryeqendrës së Kaonisë, Foinikes (shih) dhe përbënin një nga nënndarjet administrative-politike e fisnore të bashkësisë (koinonit) së kaonëve deri në prag të pushtimit të Epirit ng’a Roma më 168 p.e.r. Në periudhën e sundimit romak. P. formonin një bashkësi më vete me qendër Butrintin. Autonominë e brendshme bashkësia ka shumë të ngjarë ta ketë ruajtur deri në mesin e shek. I p.e.r. kur Butrinti u kthye në koloni romake.

(F.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Prasaibët


[cite]