Prejardhja e lumenjve

Përfytyroni një kodër shkëmbore në të cilën, gjatë gjithë vitit bie shi dy herë në javë. Disa prej pikave të shiut përthithen menjëherë nga rrënjët e bimëve dhe disa të-tjera#avullojnë dhe kthehen përsëri në atmosferë. Shumë prej tyre, duke rrjedhur së bashku, formojnë vija që bashkohen me njëra-tjetrën dhe formojnë prroska, të cilat bashkohen pastaj prapë midis tyre dhe formojnë përrenjtë, tutje në luginë. Shumë pika uji të sh,ut që ka rënë, arrijnë në shkëmb dhe depërtojnë në të çarat e tij. Ky ujë është në lëvizje të vazhdueshme në brendësi të kodrinës. Ai çan rrugën e tij poshtë, gjithnjë e më poshtë. Një pjesë e tij gufon si curril nga një faqe e kodrës, në pjesën më të ulët, në formë burimi. Këto burime dhe të tjera si këto ushqejnë përrenjtë e luginës. Edhe kur nuk bie shi për ditë, madje edhe për javë të tëra, uji vazhdon të burojë.

Poshtë në luginë përroi bashkohet me atë që vjen nga një kodër tjetër afër së parës dhe, pas një kilometri ujërat e tyre përzihen me ato të një përroi të tretë. Të tre përrenjtë, të bashkuar në këtë mënyrë, vazhdojnë të rrjedhin përgjatë fundit të luginës për nja dy kilometra, pastaj futen në një rrjedhë të vogël uji që, nga ana e saj, është formuar nga grumbullimi i ujit i nja dhjetë apo dymbëdhjetë përrenjve. Kjo rrjedhje e ujit, përtej disa kilometrave kthehet në një lumë të vërtetë, të përbërë nga ujërat e qindra përrenjve. Kështu vazhdojnë të bashkohen ujërat, që drejtohen vë gjitha poshtë. Uji i shiut që bie në Selva Nera, do të paktën një ditë që të arrijë në Danub. Pak ditë më vonë ky ujë arrin në Vjenë dhe, duke rrjedhur në drejtimin juglindor, kalon përmes Hungarisë dhe Jugosllavisë. Pas disa ditësh të tjera lumi i madh e mbart ujin e atij shiu drejt Rumanisë, ku formon deltën e tij të madhe. Për dy-tri javë pikat e shpejta ndjekin gjiret dhe kthesat e Danubit, që drejtohet gjithnjë nga lindja. Më në fund, rreth një muaj pasi kanë rënë nga qielli këto pika shiu, pasi kanë përshkuar rreth 2900 kilometra, derdhen në Detin e Zi.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]