PRODUKTI I PËRGJITHSHËM SHOQËROR
✤ Përfshin tërësinë e të mirave materiale që prodhohen gjatë një kohe të caktuar (zakonisht gjatë një viti). P. i P. Sh. paraqitet në trajtë natyrore bhe vlerore. Në trajtë natyrore ai përbëhet nga proahimi i mjeteve të prodhimit dhe i sendeve të konsumit, kurse në trajtë vlerore përbëhet nga vlera e mjeteve të prodhimit të harxhuara në procesin e prodhimit, nga vlera e produktit për vete dhe nga vlera e produktit për shoqërinë. Në socializëm secila nga pjesët në vlerë të produktit shoqëror ka përmbajtje ekonomiko-shoqërore krejt të ndryshme nga ajo në kapitalizëm. Në socializëm mjetet e prodhimit janë pronë socialiste dhe paraqiten si fonde prodhuese të ekonomisë, vlera e produktit për vete paraqitet si fond i konsumit vetjak, vlera e produktit për shoqërinë paraqitet sx fondi i konsumit shoqëror dhe i akumulimit (prodhues e joprodhues). Shtimi i produktit të përgjithshëm shoqëror varet nga dy faktorë kryesorë: nga shtimi i numrit të punëtorëve që punojnë në sferën e prodhimit material dhe nga rritja e rendimentit të punës së tyre, si dhe nga kursimi. Produkti i përgjithshëm shoqëror në RPSSH është rritur nga viti në vit në mënyrë të vazhdueshme. Në vitin 1983, i shprehur në vlerë, ishte 12.7 herë më i madh se më 1950 dhe 4,2 herë më 1960. Pasi nga P. i P. Sh. hiqet pjesa që zëvendëson shpenzimet materiale të harxhuara për prodhimin e tij, pjesa që mbetet shpërndahet si të ardhura kombëtare (shih).
(D.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Produkti I Përgjithshëm Shoqëror
[cite]