PRODHIMET PREJ XUNKTHI


PRODHIMET PREJ XUNKTHI
✤ Sende prej xunkt’ni e bimësh të tjera harishtore, të cilat rriten në brigjet e lumenjve, liqeneve etj. si kashta e rrogozave, shavari, zhuka, kryeziu etj. Që në kohë të lashta në vend me këto bimë janë prodhuar rrogoza, shporta, kosha etj. nga zejtarët dhe në ekonomitë shtëpiake. Më 1946 u ngrit në Shkodër ndërmarrja e parë për shfrytëzimin e xunkthit dhe të bimëve të tjera për prodhimin e artikujve të shportarisë. Kjo ndërmarrje dhe disa reparte të ndërmarrjeve të prodhimeve artistike, në rrethe të ndryshme sot prodhojnë karrige, poltrona, shporta, grila etj., pjesa më e madhe e të cilave eksportohen.

(M.Gjy.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Prodhimet Prej Xunkthi


[cite]