PROGRI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VL), në fushën e Devollit të Sipërm. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Vranisht, Mancurisht, Cangonj, Rakickë e Shuec; popullsia gjithsej 5951 banorë. Sipas gërmimeve arkeologjike është vendbanim që nga periudha e hekurit. Fshati ka ndihmuar luftën për pavarësi, çetat e Themistokli Gërmenjit e Spiro Bellkamenit. Këtu më 1908 u çel e para shkollë shqipe për Devollin. Njësiti gueril u formua në pranverë 1942, Këshilli NÇ në dhjetor 1942. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1953. Më 1971 u ngrit koop. e bashkuar me qendër në P. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxhar-sheqerit dhe rritja e gjedhit. P. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë S-vjeçare, shtëpi-muze. vatër kuiture, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, klinikë stomatologjike, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Progri


[cite]