PROKOPI I CEZARESË
✤ (rreth 500 — pas 565). Historian bizantin i kohës së Justinianit dhe figurë politike e perandorisë. Hartoi tri vepra: «Histora e luftërave», «Mbi ndërtimet» dhe «Historia e fshehtë». E para, më e rëndësishmja u kushtohet luftërave të Justinianit kundër persëve (libri I-II), vandalëve (lib. III-IV) dhe gotëve (lib. V-VII). E treta pasqyron pikëpamjet e opozitës kundër Justinianit pas dështimit të politikës së tij për restaurimin e perandorisë. Veprat e P. të C. janë burim kryesor për historinë e kësaj periuahe, kanë pasuri të madhe faktesh, saktësi dhe vlerësime të ngjarjeve kryesore. Në to gjenden njoftime me vlerë edhe për krahinat e Ilirisë. Rëndësi të veçantë ka traktati «Mbi ndërtimet» kushtuar fortifikimeve të gjera gjatë dyndjeve barbare, në të cilën përmbahen të dhëna të vlefshme për gjeografinë dhe toponomastikën e trevës ilire.
(S.I.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Prokopi I Cezaresë
[cite]