PROSEKU
✤ Fshat në rrethin e Mirditës, në L të qytetit Rrëshen, në V të luginës së Matit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Rrushkull, Ujshtrezë, Lurth, popullsia gjithsej 2319 banorë. Është fshat i vjetër, dëshmohet si qendër banimi që në shek. I p.e.r. U çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1964. P. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër, e formuar më 1968. Ka drejtim kryesor prodhimin e grurit dhe rritjen e pemëve frutore. P. jep sot më shumë grurë se gjithë Mirdita më 1938. Në blegtori rritet sidomos delja. Këtu është ndërtuar një rezervuar ujitës. P. ka 2 shkolla 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi të shërbimit tregtar dhe komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Proseku
[cite]