PROSI SANDËR


PROSI SANDËR
✤ (Aleksandër, 1920-1885). Aktor teatri dhe i kinematografisë, Artist i Popullit. Lindi në Tiranë, ku kreu arsimin e mesëm. Më 1941 do të interpretonte rolin e Vilhelm Telit në dramën e F. Shilerit, që nuk u lejua të shfaqej nga autoritetet fashiste. Punën si aktor në Teatrin PopuIIor e nisi më 1948. Ka iuajtur role në dramat: «Toka jonë», «Procesi i Laipcigut», «Orët e Kremlinit», «Hamleti», «OteIIo», «FurrnaIta», «Gjenerali i ushtrisë së vdekur», «Duke gdhirë viti 1945», «Doktori pacient», «Luiza Miler* etj. Si artist në fushën e kinematografisë interpretoi me mjeshtëri role të rëndësishme në mjaft filma, si në: «Gjenerali i ushtrisë së vdekur», «Udha e shkronjavex, «Nëntori i dytë» etj. Dha në skenë figura të tilla si Dhaskal Todri, Ismail Qemali, Otelloja etj. S. P. interpretoi më se 100 role të skenës dhe ekranit. Duke punuar me pasion e këmbëngulje krijoi profilin e vet si artist dhe u bë personalitet në zë i artit skenik e kine’matografik. Krijimtaria e tij artistike përshkohej nga partishmëria dhe kishte formë kombëtare. Galerinë e roleve të S. P. e përshkojnë realizmi i thellë, qartësia e mendimit, ngarkesa emocionale plot vërtetësi, larg çdo lloj skematizmi e loje të jashtme. U dallua dhe si veprimtar shoqëror.

(M.Sht.—H.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Prosi Sandër


[cite]