PSIKOLOGJIA SHOQËRORE SOCIALISTE


PSIKOLOGJIA SHOQËRORE SOCIALISTE
✤ Pjesë përbërëse e ndërgjegjes shoqërore socialiste, që krijohet nën ndikimin e kushteve të rendit ekonomik-shoqëror socialist dhe me punën e gjatë ideologjike, politike dhe edukative të Partisë marksiste-Ieniniste. P.SH.S. ndryshe nga çdo psikologji e vjetër shoqërore, përfshin në brendinë e saj konceptet për jetën dhe mënyrën e jetesës, për punën dhe pronën në socializëm, normat dhe zakonet e reja, ndjenjat revolucionare proletare, kuptimin e drejtë të interesave, duke i dhënë përparësi interesit të përgjithshëm mbi atë vetjak, vlerat e reja morale, shijet e shëndosha estetike, marrëdhëniet e drejta psikologjike midis klasave shoqërore, shtresave, moshave, sekseve, kolektivave dhe grupeve, të individit me to. Në shoqërinë soeialiste personaliteti i njeriut, hota e tij shpirtërore, aftësitë vetjake mund fare mirë të përsosen e të zhvillohen në lidhje të ngushtë me kolektivin, në përputhje me idealin e shoqërisë sonë dhe në bazë të unitetit moral dhe politik të popullit të udhëhequr nga PPSH.

P.SH.S. nuk i mohon, përkundrazi, i mbështet, i zhvillon dhe i pasuron më tej traditat pozitive kombëtare të psikologjisë së popullit tonë të formuara në shekuj. Meqenëse edhe në socializëm, në krijimin e psikologjisë shoqërore luan rol edhe faktori spontan, puna për konsolidimin dhe revolucionarizimin e mëtejshëm të P.SH.S. bëhet në luftë të ashpër klasore kundër çdo psikologjie të vjetër, patriarkale, fetare, borgjeze e revizioniste, veçanërisht kundër psikologjisë mikroborgjeze. Siç na mësojnë klasikët e marksizëm-leninizmit, PPSH dhe shoku Enver Hoxha, kjo është një luftë shumë e gjatë, pasi ndërgjegjja dhe psikologjia e re e njerëzve tanë edhe mund të lëkunden përballë vështirësive të ndryshme të ndërtimit socialist dhe të presionit të madh të botës kapitalisto-revizioniste. P.SH.S. mund të bëhet e qëndrueshme vetëm duke u mbështetur në marksizëm-leninizmin, si bazë teorike e socializmit shkencor si dhe në edukimin komunist të punonjësve.

(B.De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Psikologjia Shoqërore Socialiste


[cite]