PUKËVILË FRANSUA


PUKËVILË FRANSUA
✤ (François Charles Henry Louis Pouqueville, 1770-1838). Mjek, natyralist, diplomat, historian e arkeolog francez. Ishte konsull i përgjithshëm i Perandorisë e më pas i Mbretërisë franceze në Janinë dhe në Patras. Ndoqi nga afër veprimtarinë politike të Ali pashë Tepelenës (shih). Njihet si historiani më i rënclësishëm i çerekut I të shek. XIX për Pashallëkun e Janinës. Vizitoi edhe një pjesë të madhe të Shqipërisë, duke udhëtuar nga Janina në Shkodër. Në veprat e tij, sidomos në «Udhëtim nëpër Greqi» (Voyage de la Grëce, Paris 1820) dhe «I-Iistoria e ringjalljes së Greqisë» (Histoire de la regënëration de la Grëce) jep të dhëna të çmueshme për vendin, popullin e shtresat shoqërore të Shqipërisë J. Duke u nisur shpesh nga gojëdhëna të pasakta dhe me paragjykime .fetare e politike, nuk .pasqyron plotësisht realitetin historik. Ndonëse armik politik i vezirit të Janinës, provon më së miri synimet e Aliut për shkëputje nga Perandoria Osmane. Përpjekjet e F. P. për të nxirë personalitetin e vërtetë të Ali pashë Tepelenës nuk i kanë qëndruar kritikës bashkëkohore dhe asaj të mëvonshme.

(S.N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pukëvilë Fransua


[cite]